Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri bën të ditur se ka patur një takim me zv. drejtorin për Europën qendrore dhe jugore në DASH, Michael Margolies Konstantino.
Gjiknuri shprehet se kanë diskutuar lidhur me punën që po bëhet në kuadër të Reformës Zgjedhore dhe theksoi mbështetjen e zyrtarit amerikan.
Postimi në facebook i Damian Gjiknurit:
Pata kënaqësinë të takohesha me Michael Margolies Konstantino, zv.drejtor në zyrën për Evropën qendrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. E njoha me punën që po bëhet në kuadër të procesit të reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin e vendosur me të gjithë aktorët e përfshirë në proces. Zyrtari amerikan mbështeti dhe nxiti vazhdimin e dialogut dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore. /abcnews.al