Gjiknuri: Nxisim investimet në burime alternative të energjisë

schedule19:23 - 24 Tetor, 2017

schedule 19:23 - 24 Tetor, 2017

Reshjet e pakta këtë vit vunë në dukje varësine e lartë të vendit tonë nga burimet ujore për të prodhuar energji. Ministria e Energjisë dhe BERZH, përmes një pakete lehtësuese synojnë të nxisin investimet në energjinë e diellit dhe erës.
Qeveria do të nxisë investimet në burimet e rinovueshme te energjise. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në një tryezë teknike me përfaqësues të sektorit dhe investitorë ka theksuar do të ndiqen politika lehtësuese për të sigurar prodhimin e energjisë jo vetëm në HEC-ët.
Në bashkëpunim me BERZH-in, po punohet që investimet per prodhimin 30 deri 50 mega të jepen mbi bazën e ankandeve. Objektivi është terheqja e investitorë seriozë që mund te marrin tarifa të përballueshme.
Për parqet fotovoltaikë, qeveria parashikon çmime favorizuese për prodhuesit deri në shlyerjen e investimit maksimumi 15 vjet.

https://www.youtube.com/watch?v=yAA3z3RIUSE

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!