Gjiknuri: Në bisedat e mia nuk ka asgjë të paligjshme

schedule21:45 - 17 Qershor, 2019

schedule 21:45 - 17 Qershor, 2019

Damian Gjiknuri ne funksionin e drejtuesit politik të PS në Qarkun Dibër në 2016 kur janë bërë përgjimet para zgjedhjeve për kreun e bashkisë Peshkopi, reagon duke u shprehur se në bisedat e tij telefonike, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë.

“Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit”, shkruan Gjiknuri në “Facebook”.

Sipas tij, ky spekulim bëhet për të njollosur fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të të gjithë kordinatorëve elektoral.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri mbështet dhe inkurajon prokurorinë të hetojë çdo element, pretendim apo qoftë dhe indicie për veprimtarinë e kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!