Gjiknuri dhe Gjylameti takojnë bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

schedule19:58 - 29 Qershor, 2022

schedule 19:58 - 29 Qershor, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bashkë me Kryetaren e delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Blerina Gjylameti, mirëpritën në një takim bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE).

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se temë e diskutimit ka qenë ecuria e reformave dhe e procesit të integrimit të Shqipërisë.

Diskutuam mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane🇪🇺, sfidat që po perballet gjithë Europa si pasojë e luftës në Ukrainë dhe gadishmërinë e mazhorancës për dialog me grupet opozitare ku morëm përgëzimet nga përfaqësuesit e Këshillit të Europës për përpjekjet e Partisë Socialiste🌹 në përfshirjen e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe nismat e tjera të Parlamentare”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

/Abcnews.al/