Gjiganti turk s’u ndahet shqiptarëve, Taulant Xhaka dëshira e madhe

schedule14:10 - 30 Maj, 2020

schedule 14:10 - 30 Maj, 2020

Taulant Xhaka kërkohet në Turqi. Sergen Yalçın, trajneri i Besiktas, e ka në krye të listës së dëshirave mesfushorin e kombëtares shqiptare. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka edhe një vit kontratë me Basel dhe deri më tani nuk ka një marrëveshje për rinovimin.

Tashmë nga Turqia raportohet se Xhaka kërkohet nga bardhezinjtë, klub me të cilin është lidhur edhe emri i portierit të kombëtares, Gentian Selmani. Për ta marrë këtë verë, Besiktas do të duhet të gjejë një marrëveshje me Basel për 29-vjeçarin.

Këta të fundit, nga ana tjetër do tentojnë të mos e humbasin me parametra zero mesfushorin. Xhaka është produkt i Basel dhe vetëm për një vit e gjysmë është aktivizuar me Grasshoppers, në huazim. Prej verës së vitit 2013 ai është aktivizuar me gjigantin zviceran, klub me të cilin ka fituar pesë herë titullin kampion dhe tre herë Kupën e Zvicrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!