Albian Ajeti do të ndryshojë skuadër dhe kampionat. Para disa ditësh u raportua për interesimin e Celtic për shërbimet e sulmuesit shqiptar dhe gjërat tashmë kanë marrë drejtim. Anthony Joseph, gazetari i Sky Sport News, raporton se marrëveshja është drejt mbylljes.
Sulmuesi i West Ham, Albian Ajeti, është afër arritjes së marrëveshjes me Celtic, që do ta huazojë me të drejtë blerjeje. Neil Lennon ka zhvilluar biseda të avancuara me agjentin e lojtarit mbrëmë. Ndërhyrja e Lennon e ka bindur Ajetin të zgjedhë Celtic.
Mund të mbyllet gjithçka në fillim të javës tjetër”, shkruan Joseph në llogarinë e tij në Twitter. Ajeti te West ham kaloi verën e shkuar, pas një sezoni të mirë me Basel. Sulmuesi, i cili luan për Zvicrën, nuk ka pasur shumë hapësira dhe largimi nga “Çekiçët” është vendimi më i mirë për të. /abcnews.al
West Ham striker Albian Ajeti is close to agreeing terms with Celtic for a loan deal, with an option to buy.
Neil Lennon held further talks with the player’s agent last night.
Lennon’s intervention has convinced Ajeti to choose Celtic.
Could be done early next week.
— Anthony Joseph (@AnthonyRJoseph) August 7, 2020