Vedat Muriqi është në shitje nga Lazio. Sulmuesi i Kosovës, i cili u ble nga Fenerbahce, nuk ka bindur dot në Itali.
Për më tepër edhe fatura financiare për transferimin e tij ka qenë e madhe dhe te Lazio po mendojnë ta shesin dhe të kthejnë një pjese të parave.
Mediat në Itali raportojnë se në garë për shërbimet e Muriqit është futur edhe klubi rus i CSKA Moscow.
Bisedimet me Lazion kanë nisur dhe po tentohet gjetja e një marrëveshjeve për transferimin e Muriqit që tani drejt Rusisë. / abcnews.al