Gjigandi holandez Philips ka njoftuar që do të shkurtojë vendet e punës deri në vitin 2025.
Kjo vjen si shkak i humbjeve të të ardhurave të lidhura me tërhqjen e respiratoreve të dëmtuar.
Sipas tyre reduktimi i fuqisë punëtore “ishte i vështirë por dhe i nevojshëm”.
Që prej tetorit të vitit të kaluar shefi ekzekutiv i Philips, Roy Jacobs kishte njoftuar se do të shkarkonte rreth 4,000 vende pune ndërsa tani është rritur kuota duke shkuar në 6,000.
“2022 ka qenë një vit shumë i vështirë për Philips dhe palët tona të interesit, dhe ne po ndërmarrim veprime të vendosura për të përmirësuar ekzekutimin tonë dhe për të rritur performancën me urgjencë”, tha Jakobs në një deklaratë.
Firma me bazë në Amsterdam zbuloi humbje neto prej 105 milionë euro (114 milionë dollarë) për tremujorin e katërt të 2022 dhe 1.6 miliardë euro për vitin e kaluar në tërësi, kryesisht për shkak të tërheqjes.
Philips njoftoi një tërheqje globale në vitin 2021 të pajisjeve të saj për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit./abcnews.al