Gjigandi gjerman i automobilave hyn zyrtarisht në Formula 1

schedule12:28 - 27 Gusht, 2022

schedule 12:28 - 27 Gusht, 2022

Pas disa muajsh spekulime, tashmë është zyrtare se Audi po i bashkohet “cirkut më të shpejtë në botë” në vitin 2026. Vendimi u njoftua në prag të Çmimit të Madh të Belgjikës nga kreu i kompanisë, Markus Duesma, i cili theksoi se “garat me makina ka qenë gjithmonë në ADN-në e Audi-t”.

Duesma shpjegoi se tani është koha e duhur që Audi t’i bashkohet Formulës 1, sepse konkurrenca po merr rregulla të reja për njësitë (hibride) të fuqisë. Kompania do të sigurojë motorin, ndërsa partnerët për shasinë do të zbulohen në fund të vitit 2022.

Pra, pas një dekade pauze, një motor F1 do të prodhohet në Gjermani. Fabrika pranë selisë së Audi-t në Ingolstadt tashmë ka teknologjinë e nevojshme për testimin e agregatëve të fuqishëm, baterive dhe motorëve elektrikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!