Gjeti të dashurin në shtrat me vajzën e saj 7-vjeçare, nëna e godet me makinë teksa përpiqet të largohet

schedule16:24 - 6 Maj, 2022

schedule 16:24 - 6 Maj, 2022

Një grua goditi të dashurin e saj me makinë pasi e gjeti të zhveshur në shtrat me vajzën e saj 7-vjeçare, sipas policisë.

Burri u arrestua dhe përballet me akuzën për sulm seksual ndaj një të mituri, thonë autoritetet.

Rreth orës 1 të mëngjesit të 8 gushtit 2021, një grua thirri policinë duke pretenduar se i dashuri i saj ishte në shtrat me vajzën e saj 7-vjeçare, sipas raporteve të policisë.

Emir i burrit është shënuar në raportin e policisë si Delmer Orlando Ortiz Licona.

Raportet e policisë thonë se gruaja i ka thënë 911 se i duhet një oficer në shtëpinë e saj.

Gjatë telefonatës, sipas raporteve, gruaja po bërtiste “Çfarë po i bën asaj?”

Ajo më pas i tha oficerëve: Sapo gjeta burrin tim lakuriq në shtrat me vajzën time”, raporton KCBD, degë e NBC.

“Ju lutem nxitoni, ai po ikën”, vazhdoi gruaja.

“Nxitoni ose unë do ta vras. Unë do të shkoj ta vras”, shtoi gruaja.

Oficeri më pas dëgjoi gruan duke  i thënë vajzës së saj të hipte në makinë.

Kur polici e pyeti nëse fëmija ishte mirë, gruaja i tha: Po u ktheva në shtëpi në kohë.

Gruaja më pas i tha policit se po ndiqte burrin me makinën e saj, shkruan The Sun. 

Sipas raporteve, policët dëgjuan një zhurmë dhe më pas fëmijën që filloi të qante.

Ndërkohë që telefoni ishte hapur, gruaja tha: Dërgoni një ambulancë, ai u hodh para makinës sime.

Licona thuhet se u arrestua në prill të këtij viti dhe para hetuesve pretendoi se është i pafajshëm duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë të keqe.

Ai është dërguar në qendrën e Paraburgimit të qarkut Lubbock, thanë autoritetet/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!