Ishte prag i Vitit të ri 1994 kur një burrë në Australi humbi portofolin e tij në një plazh në Lennox Head. Vetëm disa ditë më parë, portofoli u la në breg dhe personat që e gjetën ngarkuan disa foto në një grup në facebook të cilët më pas arritën të gjejnë pronarin e tij, Paul Davis.
Kuleta përmbante letërnjoftimin, kartat dhe paratë që kishte patur brenda. Kur Davis shkoi ta merrte portofolin tek personi që e kishte gjetur, ai e priti me disa birra për të festuar me të. /abcnews.al