Shijoi golin e parë me Kosovën, sulmuesi dardan prezanton bukuroshen kroate

schedule22:13 - 20 Nëntor, 2020

schedule 22:13 - 20 Nëntor, 2020

Lirim Kastrati i dhuroi fitoren Kosovës në sfidën shtëpiake kundër Moldavisë dy ditë më parë. Sulmuesi i Dinamo Zagreb realizoi golin e fitores në minutën e 31-të falë një goditje potente, i pari për të me dardanët.

21-vjeçari mbaroi huazimin te Lokomotiva Zagreb dhe nisi aventurën me Dinamo Zagreb muajin gusht. Deri tani ka shënuar një gol në kampionat dhe një në ndeshjet kualifikuese të Champions League me rekordmenët kroatë.

 

Gjërat po shkojnë mirë dhe jashtë fushe për sulmuesin shqiptar. Së fundmi ka postuar një foto me të dashurën e tij kroate në “Instastory”. Foton e ka shoqëruar me një zemër, teksa nuk ka ngurruar ta bëjë edhe foto profili në “Instagram”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!