Gjethet e hurmës, “ilaç” për shëndetin tonë

schedule10:53 - 23 Nëntor, 2019

schedule 10:53 - 23 Nëntor, 2019

Krahas shijes unike, hurmat kanë një pasuri më vete në aspekt vlerash shëndetësore. Por ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative për zemrën, kockat dhe qarkullimin e gjakut.

Studimet thonë se çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash.

Së pari, ky lëng përmban 10 herë më shumë vitaminë C se çajrat e tjerë bimorë.

Përveç vitaminës C, gjethet e hurmave janë shumë të pasura me antioksidantë, aminoacide dhe shumë vitamina të tjera. Flavonoidët tek çaji i gjetheve të hurmave ndihmon për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirëson ndjeshëm qarkullimin e tij.

Vlera të tjera të gjetheve të hurmave

Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen.

Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.

Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë dhe lufton inflamacionin ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!