Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili u gjet në ishullin Montecristo në Itali 9 muaj pasi inskenoi vdekjen e tij në Pukë është vënë hetim për vjedhje mallrash. “Po kërkoja një thesar,” tha ai kur u gjet me anijen e përmbysur në ishull, ndërsa mbante dhe monedha ari dhe objekte të vjedhura.
Correrie shkruan se referuar zyrës së prokurorit të Grosetos, biznesmeni Pecorelli e kishte gjetur thesarin me të vërtetë dhe kishte arritur që ta kishte në zotërimin e tij.
Kryevepra e Dumas:
Thesari i Kontit të Montecristo nuk është asgjë më shumë se një koleksion monedha ari që daton në shekullin e 5 pas Krishtit dhe u vodhën në vitin 2019 nga muzeu i San Mamiliano në Sovana, një vend magjepsës i pasur me etruske në provincën e Grosseto. Legjenda thotë se ato monedha ishin thesari i famshëm i Kontit i treguar në kryevepër. Ky thesar u prezantua rreth 10 vjet më parë në muze dhe vjedhja ishte një humbje e madhe.
Në dhomën e hotelit në ishullin Giglio, ku qëndroi për ca kohë Pecorelli, u gjetën rreth 20 foto me detaje të monedhave të lashta, tre harta të ishullit Montecristo, një libër të Komedisë Hyjnorë dhe një çelës ku shkruhej “garazh Porto Santo Steano”. “Po, gjeta dy arka me monedha ari”, ka thënë Pecorelli duke mos e mohuar se i ka gjetur monedhat.
Davide Pecorelli inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës ishin edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë./be.k/Abcnews.al