Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjesti mbresëlënës i ushtarëve amerikanë, shkojnë me duart plot në shkollën në Kamëz

schedule22:24 - 25 Maj, 2021

schedule 22:24 - 25 Maj, 2021

Ushtarët e divizionit 53 të Gardës Kombëtare të Floridës, të cilët ndodhen në vendi tonë në kuadër të stërvitjes “DfendenderEurope21” kanë bërë sot një gjest human duke u dhuruar mjete shkollore, nxënësve të shkollës “Halit Coka” në Kamëz.

Mësohet se e gjitha ka qenë e organizuar nga vetë ushtarët të cilët kanë mbledhur mijëra euro dhe kanë blerë me to çanta me pajisje shkollore , si dhe topa futbolli , basketbolli , volejbolli dhe tableta për nxënësit me aftësi ndryshe.

Lidhur me këtë gjest mbresëlënës ka reaguar edhe vetë shkolla në Kamëz.

“Event me rëndësi sot në shkollën tonë. Forcat ushtarake paqeruajtëse amerikane dhe të aleatëve vizituan shkollën e re me standarte bashkëkohore. Ekipi I kryesuar nga Koloneli i Divizionit 53 të Gardes Kombëtare të Floridës z. Blad si dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë,vizituan ambjentet e shkollës, ku shprehen konsideratat më të larta për infrastrukturën shkollore dhe mikpritjen e rezervuar nga shkolla për ta. Në fund në shenjë mirënjohje dhe solidariteti ata me buxhetin e mbledhur nga xhepi i tyre dhuruan dhjetëra çanta me paisje shkollore , si dhe topa futbolli , basketbolli , volejbolli dhe tableta për nxënësit me aftësi ndryshe. Ju faleminderit!” shkruan shkolla. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!