Sfidën në fushë e fitoi, por jo atë jashtë saj.
Cristiano Ronaldo vazhdon të pretendojë titullin në Arabinë Saudite dhe të jetë favorit për Këpucën e Artë, veçse këto ambicie të tij morën një goditje.
Superylli portugez do të duhet të rrijë pushim në dy ndeshjet e ardhsme të Ligës Profesioniste Arabe pasi u ndëshkua nga Komisioni i Disiplinës.
CR7 mori edhe një gjobë, dhe e gjithë kjo për shkak të veprimeve të tij në fushë, në ndeshjen ku Al Nassr fitoi 32 ndaj Al Shabab.
Ronaldo ofendoi dy herë tifozët vendas, të cilët e tallën gjatë gjithë kohës me thirrje për Messi. Gjestet e CR7 ishin vërtet të shëmtuara, e mesa duket ai nuk mundi të ruante gjakftohtësinë./h.ll/abcnews.al
Respon Cristiano Ronaldo saat fans lawan meneriakkan nama “Messi”.
Gesture apa itu? Nyuci baju kah? ?pic.twitter.com/fkZMbqj1M2
— FaktaBola (@FaktaSepakbola) February 26, 2024