Gjesti i madh i Partizanit, “Demat” luajnë një ndeshje me fëmijët

schedule18:54 - 19 Nëntor, 2019

schedule 18:54 - 19 Nëntor, 2019

Skuadra e Partizanit ka qenë sot e pranishme në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, pasi 19 nëntori shënon ditën e parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve. Disa futbollistë të “Demave” kanë luajtur një ndeshje mini-futbolli me disa nga fëmijët në këtë qendër komunitare. Çinari, Boldor, Romero dhe Broja kanë qenë futbollistët që kanë luajtur së bashku me fëmijët.

Skuadra e Partizanit shkroi: 19 NËNTORI / DITA BOTËRORE E PARANDALIMIT TË ABUZIMIT TË FËMIJËVE

Kampionët pjesë e fushatës

Disa prej lojtarëve të ekipit ishin sot pjesë e aktivitetit sportiv në kuadër të Ditës Botërore të Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve, organizuar në ambientet e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.

Senatorët e kuq Çinari, Boldor, Romero, Broja janë bërë pjesë e një minindeshje futbolli me fëmijët, të cilët kanë kaluar disa momente emocionuese dhe të paharrueshme me kampionët e kuq.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!