Gjesti i bukur, trajneri i Wolves dhuron 250 mijë paund për familjet në nevojë

schedule16:14 - 29 Janar, 2021

schedule 16:14 - 29 Janar, 2021

Gjestet e bukura në këtë periudhë pandemie nuk kanë munguar. I fundit që ka vendosur të ndihmojë personat që po vuajnë është Nuno Espirito Santo. Trajneri i Wolves ka dhuruar 250 mijë paund për personat në nevojë të Wolverhampton.

47-vjeçari portugez, i cili po bën prej vitesh një shumë të mirë në drejtimin e “Ujqve”, ka bërë donacionin e madh për të siguruar ushqim për familjet në nevojë në qytetit, përmes një iniciative bamirësie të organizuar nga Wolves Foundation.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wolves Foundation (@wwfcfoundation)

Tifozët e Wolves dhe njerëzit e Wolverhampton më kanë trajtuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë katër viteve që ndodhem këtu, kështu që doja t’i falënderoja dhe ndihmoja në një farë mënyre njerëzit që po vuajnë nga pandemia“, deklaroi trajneri luzitan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!