Coronavirusi vazhdon përhapjen me shpejtësi në mbarë botën dhe tashmë është radha e Britanisë së Madhe të përballet me virusin vdekjeprurës. Ishullorët janë të dytët në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i përket numrit të vdekjeve ditore.
Në kohë pandemie nuk ka vend për armiqësi, por vetëm për unitet dhe besim se të gjithë së bashku do ia dalim. Këtë gjë e ka treguar dhe klubi i Manchester United, me anë të një gjesti të mrekullueshëm.
Stadiumi i “Djajve të Kuq”, mitiku ‘Old Trafford’, u kthye i gjithë në ngjyrë blu. Bluja simbolizon NHS ose shërbimin kombëtar spitalor. Një gjest mjaft i bukur duke menduar se dhe rivalët e përjetshëm të Manchester Cityt kanë këto ngjyra. /abcnews.al
You can’t have Manchester without the NHS.#StayHomeSaveLives#ProtectTheNHS#ClapForOurCarers#AlwaysUnited pic.twitter.com/7EQZ7UEbSc
— Manchester United (@ManUtd) April 16, 2020