Gjesti i bukur i 10-vjeçarit, ndihmon Plymouth me gjithë paratë e tij

schedule14:28 - 28 Prill, 2020

schedule 14:28 - 28 Prill, 2020

Është e pabesueshme ajo që ka vendosur të bëjë një djalosh 10-vjeçar. Kaars Sherrell ka vendosur të ndihmojë klubin e tij të zemrës, Plymouth, nga kriza e Coronavirusit që po haset mbarë bota.

Djaloshi ia ka dërguar me postë CEO-s së klubit, Simon Hallet, disa dollarë plus 10£ që i kishin mbetur nga vizita e fundit në Britaninë e Madhe. Gjithashtu djaloshi kishte shkruar dhe një letër, ku fjalët e tij janë mëse të sinqerta.

 

”Shpresoj që paratë e mia ta ndihmojnë klubin sadopak. Unë besoj se ne të gjithë do të dalim nga kjo krizë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe çdo gjë do jetë si më parë”, shkruan Kasra në letër.

”Ne kemi jetuar larg Britanisë për shumë vite, ku në fillim jetuam në Hong Kong dhe më pas në New York. Gjithsesi kjo nuk e ka penguar aspak djalin tim për t’i ndjekur momentet më të mira të çdo ndeshje që Plymouth luan”, deklaroi mamaja e djaloshit për websiten e klubit që militon në League 2. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!