Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjesti heroik i kapitenit, i shpëton jetën dy të rinjve që po laheshin në liqen

schedule16:57 - 25 Qershor, 2021

schedule 16:57 - 25 Qershor, 2021

Vildan Kacubela është kapiteni i Murlanit, ekip që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Dytë. Futbollisti ka kryer një gjest shumë të bukur ditën e djeshme.

Dy të rinj kanë tentuar të heqin të nxehtin e padurueshëm duke u larë në liqenin e Shkodër, saktësisht në zonën Zogaj.

Kthimi në breg nuk ka qenë i lehtë dhe të lodhur fizikisht kanë kërkuar ndihmë. TV1 Channel raporton se Kacubela ka reaguar menjëherë.

Fiks si një kapiten, lojtari ka marrë një varkë dhe ka shpëtuar dy djemtë e rinj, të cilët i ka nxjerrë qetësisht në breg duke u shpëtuar jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!