Gjesti fantastik/ Mandzukic heq dorë nga rroga me Milanin, zbulohet shkaku

schedule19:17 - 16 Prill, 2021

schedule 19:17 - 16 Prill, 2021

Mario Mandzukic ishte një nga afrimet e Milanit në merkaton e janarit. Kuqezinjtë, të cilët po garonin në tre fronte në atë periudhë (kampionat, Kupë dhe Europa League), firmosën me sulmuesin kroat, një luftëtar në fushë, i cili ka aftësi goli, forcë, shtatlartësi dhe eksperiencë.

Për fatin e keq të tij dhe të Milanit, 34-vjeçari nuk ia ka dalë të japë aspak kontribut te kuqezinjtë. Vetëm 158 minuta aktivizim dhe asnjë gol i shënuar. Problemet fizike s’e kanë lënë të qetë dhe prej mesit të muajit shkurt qëndron jashtë.

 

Gjatë prezantimit te Milani

Një gjë e tillë ka ndikuar që nënkampioni i botës me kombëtaren ballkanike, të heqë dorë me dëshirë nga rroga e muajit mars. Një gjest shumë i bukur i Mandzukic, i cili sapo është rikuperuar dhe shpreson t’i japë një dorë Milanit në fazën finale të sezonit.

Një gjest i jashtëzakonshëm, që tregon etikën dhe profesionalizmin e Mario Mandzukic, por edhe respektin që ka për Milanin. Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin e Milanos.

Për projekte në favor të të rinjve në kushte të brishta socio-ekonomike dhe edukative, në të cilën sporti është një instrument i përfshirjes sociale“, deklaroi Paolo Scaroni, presidenti i shtatë herë kampionëve të Evropës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!