Një sportiste polake ka nxjerrë në shitje për shumën e 125.000 $ medaljen e saj të argjendtë, të cilën e fitoi në hedhje shtize në Tokyo 2020.
Ky veprim i Maria Andrejczyk bëhet për të shpëtuar një fëmije 8 muajsh, i cili ndodhet në rrezik serioz për jetën.
Vogëlushi ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale delikate në zemër, me operacionin që kushton 250.000 $.
Fëmija i quajtur Miloszek Malysa, ka një problem serioz në zemër dhe për këtë arsye prindërit e tij kanë kërkuar ndihmë.
Zabka, një zinxhir dyqanesh floriri, fitoi ankandin për blerjen e medaljes së Marias. Sportistja polake tha se vlera e vërtetë e një medalje mbetet gjithmonë në zemër.
25-vjeçarja polake e njeh mirë se çfarë do të thotë të luftosh me vdekjen. Ajo kaloi kohë më parë një kancer në kocka, por për fat të mirë ia doli ta mposhtë sëmundjen e keqe. /abcnews.al