Gjest i jashtëzakonshëm nga klubi i Tiranës, bardheblutë lumturojnë të rinjtë me aftësi ndryshe

schedule15:15 - 26 Mars, 2024

schedule 15:15 - 26 Mars, 2024

Klubi i Tiranës ka bërë një gjest fantastik dhe human duke kaluar disa momente të lumtura dhe argëtuese me të rinjtë me aftësi të veçanta.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas, por edhe nga Ambasada Amerikane./h.ll/abcnews.al

Postimi i Tiranës:

Në ditën ndërkombëtare të Sindromës Down, KF Tirana iu bashkua Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në fushatën, dedikuar të rinjve me aftësi ndryshe.
Në një pasdite argëtuese në ambientet e kompleksit stërvitor Skënder Halili, të rinjtë e qendrës “Edhe unë mundem”, zhvilluan një seancë stërvitore, të asistuar nga futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës së parë të KF Tirana, duke bërë edhe lojëra të ndryshme interaktive.
Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin përfaqësues nga Ambasada Amerikane, teksa KF Tirana gjen rastin të falënderojë për prezencën e tyre, përfaqësueset e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, znj. Amanda Roberson dhe znj. Elisabeth Norikane.
Jemi të lumtur që arritëm t’i dhurojmë një ditë ndryshe të rinjve dhe fëmijëve që takuan nga afër familjen e madhe bardh’ e blu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!