Real Madrid ka njohur kundërshtarin për në fazën e 1/16 të Kupës së Mbretit. Gjigandët spanjollë do të luajnë jashtë me Unionistas, ekip që militon në Segunda Divizion B.
Klubi nga Salamanca që është themeluar në 2013, nuk i plotëson kushtet në stadium e saj që janë vendosur nga Federata Spanjolle. Unionista i duhet të gjejë një zgjidhje, por mesa duket për këtë ka menduar kundërshtari i saj i ardhshëm.
Drejtuesit e Realit i kanë ofruar Unionistas ‘Santiago Bernabeun’, për ta zhvilluar takimin. Por oferta nuk mbaron me kaq. Të gjitha fitimet nga biletat do të shkojnë në arkat e klubit mik, një gjest për tu duartrokitur nga drejtuesit madrilenë.
Ndeshja është programuar për tu zhvilluar në datën 22 janar, në orën 21:00. Vendi pritet të konfirmohet dhe me shumë mundësi do të jetë mitiku ‘Bernabeu’, ai që do të hapë dyert për këtë përballje. /abcnews.al