Gjermania ka zgjatur deri në 14 shkurt karantinën si dhe ka vendosur rregullat më të rrepta për dyqanet dhe në transportin publik, pas thirrjes së kancelares Angela Merkel ”se vendi duhet të veprojë tani” për të parandaluar rritjen e rasteve me Covid-19.
Një dokument i hartuar nga qeveria Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve i quajti javët e ardhshme “thelbësore”, duke përmendur kërcënimin e paraqitur nga variantet e reja të koronavirusit që janë më ngjitës sesa ai i njohur tashmë.
“Tani është koha për të parandaluar kërcënimin që paraqet ky virus i ndryshuar. Pra, ka të bëjë me parandalimin”, tha Merkel në fund të orëve të bisedimeve midis udhëheqësve shtetërorë dhe federalë.
Rastet individuale të një varianti më shumë infektues të koronavirusit që u shfaq në Britaninë e Madhe janë gjetur në Gjermani, por autoritetet shëndetësore thonë se ”ende nuk kanë një pamje të plotë se sa i përhapur është në vend”.
Gjermania ka mbyllur shkolla, dyqane jothelbësore, baret që nga fillimi i nëntorit. Kufizimet duhej të mbaronte në fund të muajit, por tani është zgjatur të paktën deri më 14 shkurt.
Gjithashtu njerëzit do të duhet të mbajnë maska me cilësi më të lartë, të tilla si modelet FFP2, të cilat mbrojnë veten dhe të tjerët./abcnews.al