Gjermania: Vetëmbrojtja e Ukrainës kundër Rusisë është legjitime

schedule16:59 - 31 Maj, 2023

schedule 16:59 - 31 Maj, 2023

Zëdhënësi i qeverisë Stephen Hempstreit është shprehur se vetëmbrojtja e Ukrainës kundër Rusisë është e ligjshme, sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Raporti i zëdhënësit të qeverisë gjermane po i përgjigjej raporteve për sulme me dronë dhe raketa ukrainase ndaj objektivave ruse.

“Ne nuk kemi njohuritë tona për sulmet kundër Rusisë, por në parim e drejta ndërkombëtare e konsideron të ligjshme vetëmbrojtjen kundër sulmeve terroriste”, tha Hempstreit.

Ai tha gjithashtu se gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kancelari Olaf Solz u informua për sulmet e fundit ruse në Kiev dhe “performancën e mirë” të sistemit të mbrojtjes ajrore, ndërsa theksoi se armët gjermane janë ndarë vetëm për mbrojtjen e territorit ukrainas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!