Gjermania thotë “PO”, tanket Leopard do të dërgohen në Ukrainë

schedule19:56 - 24 Janar, 2023

schedule 19:56 - 24 Janar, 2023

Pas një periudhe të gjatë hezitimi, qeveria gjermane më në fund vendosi t’i jepte Ukrainës tanke Leopard 2. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, duke lejuar edhe vendet e tjera (si Polonia) të bëjnë të njëjtën gjë, raporton revista gjermane Der Spiegel.

Sipas botimit, vendimi ka të bëjë me dorëzimin e të paktën një tank luftarak Leopard 2 A6. Leopard 2 shihet gjerësisht si zgjidhja më e mirë për të pajisur Ukrainën me një forcë të madhe tankesh perëndimore dhe për t’i dhënë asaj një avantazh në ofensivat e mundshme të ardhshme.

Revista gjermane thekson se edhe aleatët e tjerë synojnë të ndjekin gjurmët e Gjermanisë dhe të përforcojnë ushtrinë ukrainase me tanke. Disa vende evropiane kanë treguar se do të donin t’i dërgonin Kievit disa nga tanket e tyre. Por për këtë, ata kanë nevojë për miratim nga qeveria gjermane. /abcnews.al