Gjermania thërret ambasadorin rus për vdekjen e Navalny

schedule14:36 - 19 Shkurt, 2024

schedule 14:36 - 19 Shkurt, 2024

Ministria e Jashtme në Berlin ka thirrur sot ambasadorin rus për një takim lidhur me vdekjen e Alexei Navalny.

Gjermania kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve në Rusi për arsye politike, tha një zëdhënës, duke shtuar: “Është tronditëse që njerëzit po arrestohen në Rusi për vendosjen e luleve për nder të vdekjes së Alexei Navalny”.

Qindra njerëz në dhjetëra qytete ruse kanë nderuar viktimat e represionit politik me lule dhe qirinjj në memorialet dhe monumentet.

Policia ka arrestuar 389 persona në 39 qytete që nga vdekja e Navalny, sipas grupit të të drejtave OVD-Info.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!