Gjermania: Sanksionet e ardhshme të BE-së kundër Rusisë do të përfshijnë gazin

schedule14:21 - 25 Prill, 2024

schedule 14:21 - 25 Prill, 2024

Gjermania mbështet propozimin për të përfshirë embargon e importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në BE në paketën e 14-të të sanksioneve europiane kundër Moskës për luftën në Ukrainë, tha ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck.

Habec përmendin faktin se si Berlini arriti të çlirohej nga varësia infrastrukturore nga gazi i Moskës, duke këshilluar vendet e tjera europiane të ndiqnin shembullin. “Ajo që Gjermania ka arritur të bëjë duhet të realizohet edhe në sektorë të tjerë të energjisë,” tha ministri, duke iu referuar veçanërisht eksporteve të karburantit nga Rusia në BE për termocentralet bërthamore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!