Gjermania rekomandon përdorimin e J&J për personat mbi 60 vjeç

schedule13:51 - 7 Maj, 2021

schedule 13:51 - 7 Maj, 2021

Komiteti i vaksinave të Gjermanisë, i njohur si Stiko, ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson për personat mbi 60 vjeç. Rregullatori i barnave në Europë dha miratimin për përdorimin e vaksinës muajin e kaluar pasi shqyrtoi rastet e mpiksjes së gjakut te disa pacientë në SHBA. Sipas EMA, përfitimet e vaksinës i tejkalonin rreziqet.

Sidoqoftë,  Rregullatori i Barnave i la të drejtën vendeve të vendosnin nëse do të përdornin Johnson&Johnson.

Stiko ka rekomanduar gjithashtu përdorimin e AstraZeneca për personat mbi 60 vjeç./abcnews.al