Gjermania përjashton mundësinë e dërgimit të municioneve thërrmuese në Ukrainë

schedule12:26 - 7 Korrik, 2023

schedule 12:26 - 7 Korrik, 2023

Ministri gjerman i mbrojtjes tha se nuk do të dërgojë dërgojë municione thërrmuese në Ukrainë, të paktën momentalisht.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të shpallë një paketë masive ndihme për Ukrainën që përfshin municionet, të cilat janë të ndaluara në 120 vende të tjera, gjatë ditës së sotme.

“Gjermania ka nënshkruar konventën që ndalon përdorimin e armëve, që do të thotë se nuk është opsion për ne,” u tha Boris Pistorius gazetarëve.

“Sa i përket atyre vendeve që nuk e kanë nënshkruar konventën, Kina, Rusia, Ukraina dhe SHBA nuk më takon mua të komentoj veprimet e tyre”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!