Gjermania përfundon stërvitjet më të mëdha që nga fundi i Luftës së Ftohtë

schedule10:16 - 30 Maj, 2024

schedule 10:16 - 30 Maj, 2024

Gjermania ka përfunduar stërvitjen e saj më të madhe ushtarake në Europën Lindore që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Stërvitja Grand Quadriga 2024, me ushtritë gjermane, lituaneze dhe holandeze, si dhe me Brigadën Franko-Gjermane përfundoi ditën e djeshme.

Ajo u mbajt në Lituani, e cila ndan një kufi me Bjellorusinë dhe Rajonin e Kaliningradit të Rusisë.

“Kjo është hera e parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë që Gjermania ka drejtuar një operacion të tillë në shkallë të gjerë, në nivel divizioni, në krahun lindor të NATO-s, duke përfshirë Lituaninë”, tha gjenerali Valdemaras Rupsys.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha ditën e djeshme se Ukraina duhet të lejohet të përdorë armë perëndimore për të goditur brenda territorit rus.

 

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!