Ministrat e qeverisë gjermane thanë të dielën se mbështetësit e regjimit të rrëzuar të Bashar Al-Assad do të vihen para drejtësisë nëse shkojnë në Gjermani pas rënies së diktatorit sirian.
“Ne do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë pasardhësit e regjimit për krimet e tyre të tmerrshme, në masën më të plotë të ligjit ,” tha ministrja e Jashtme Annalena Baerbock për të përjavshmen Bild am Sonntag.
Baerbock bëri thirrje që “autoritetet ndërkombëtare të sigurisë dhe shërbimet e inteligjencës të punojnë së bashku sa më afër që të jetë e mundur” .
“Nëse pasardhësit e regjimit të terrorit të Assadit përpiqen të ikin në Gjermani, ata duhet ta dinë se praktikisht asnjë shtet tjetër nuk i ndjek krimet e tyre aq ashpër sa Gjermania”, tha ministrja e Brendshme Nansi Faeser, në të njëjtën gazetë.
“Kushdo që mori pjesë në mizori nuk është i imunizuar nga ndjekja penale këtu,” shtoi Faeser.
Gjermania ka dënuar tashmë disa zyrtarë të qeverisë së Bashar Al-Assad sipas parimit të juridiksionit universal, i cili lejon mbajtjen e gjyqeve pavarësisht se ku janë kryer veprat penale./abcnews.al