Gjermania nuk pranon refugjatë nga Italia

schedule18:46 - 13 Shtator, 2023

schedule 18:46 - 13 Shtator, 2023

Gjermania ka deklaruar se nuk do të pranojë refugjatët nga Italia nën Mekanizmin për Solidaritet Vullnetar brenda Bashkimit Evropian. Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë ka thënë se vendimi është marrë pas refuzimit të Italisë për transferimin e refugjatëve nga Gjermania.

Shtetet e BE-së janë të obliguara që të përmbushin obligimet dhe Gjermania do të vazhdojë të pranojë refugjatë nga Italia sapo të ndryshojë situata. Gjermania gjithashtu ka ofruar 4 milionë euro ndihma për të mbijetuarit në Libi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!