Gjermania miraton 500 milionë euro për armatime dhe municione për Ukrainën

schedule12:22 - 31 Maj, 2024

schedule 12:22 - 31 Maj, 2024

Ndërsa forcat ruse vijojnë avancimin e tyre në Kharkiv, aleatët perëndimorë janë zotuar se nuk do ta braktisin Ukrainën. Ministri Gjerman i Mbrojtes Boris Pistorius, i cili vizitoi Odesën njoftoi se Berlini zyrtar do ti japë Kievit një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 500 milionë euro.

Vizita e Ministrit Gjerman të Mbrojtjes ishte mbajtur sekret për arsye Sigurie dhe Pistrious deklaroi se kjo paketë e re e ndihmave ushtarake përfshin dërgimin e municioneve ushtarake për sistemet e mbrojtjes Ajrore, predha të ndryshme si dhe fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Kjo është hera e tretë që Boris Pistorius viziton Ukrainën që prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022. Gjermania renditet si një ndër mbështetësit kryesor ushtarak të Kievit pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përgjatë javëve të fundit Volodymir Zelensky presidenti Ukrainas ka shtuar thirrjet e tij ndaj Aleatëve perëndimor që të ndihmojnë Kievin me sisteme të mbrojtjes ajrore, pasi Raketat dhe Dronët e Rusisë po godasin çdo ditë Harkivin duke lënë pas dhjetëra viktima dhe të plagosur.

Gjermania është në mesin e shteteve që ka lejuar Ukrainën që të godasë Rusinë me armët që janë të dhuruara prej saj por me një kusht. Berlini Zyrtar kërkon që ushtria Ukrainase ti përdor armët e tyre vetëm për të shënjestruar baza ushtarake të Rusisë nga ku forcat ushtarake të Moskës hedhin raketa dhe drone  ndaj territorit Ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!