Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjermania mbështet dialogun SHBA-Iran për programin bërthamor

schedule19:43 - 11 Shkurt, 2026

schedule 19:43 - 11 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka riafirmuar angazhimin e Berlinit për një zgjidhje të negociuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Wadephul  deklaroi sot se, përveç programit bërthamor, në tryezën e bisedimeve duhet të trajtohet edhe programi iranian i zhvillimit të raketave balistike.

Wadephul i bëri këto komente në Berlin, në kuadër të një takimi me homologë nga vendet e Azisë Qendrore, Turkmenistani, Taxhikistani, Kirgistani, Uzbekistani dhe Kazakistani.



Sipas tij, programi raketor i Iranit përbën kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për Evropën.

“Është gjithashtu në interesin tonë që këto çështje të adresohen dhe të zgjidhen përmes negociatave”, theksoi Wadephul.

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takohet sot më  vonë në Uashington me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një takim që zhvillohet në sfondin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!