Gjermania ka dalë kundër Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. Qëndrimin e deklaroi shkurt dhe qartë zyra e Kancelares Angela Merkel, njofton Klan Kosova.
”Qeveria e Gjermanisë e përgëzon Kosovën për njohjen nga Izraeli. Në të njëjtën kohë ne e sjellim në vëmendje qëndrimin unik që e ka Bashkimi Europian në lidhje me kryeqytetin e Izraelit dhe për këtë arsye të gjitha ambasadat e BE-së janë të vendosura në Tel Aviv”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë nga Berlini.
Para një jave vetëm një ditë pas nënshkrimit të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit një zëdhënës i Bashkimit Europian tha se vendosja e përfaqësisë diplomatike të Kosovës në qytetin e shenjtë nuk është në pajtim me aspiratat integruese të Prishtinës./ db/ABcnews.al