Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania kundër idesë së Trump: Popullsia palestineze nuk mund të dëbohet nga Gaza

schedule14:29 - 27 Janar, 2025

schedule 14:29 - 27 Janar, 2025

Gjermania ka reaguar ndaj idesë së Donald Trump për të “pastruar” Gazën, duke zhvendosur palestinezët në Jordani dhe Egjipt.

Reuters citon një zëdhënës të ministrisë së Jashtme gjermane të thotë se pikëpamja e BE, partnerëve arabë dhe OKB-së është “që popullsia palestineze nuk duhet të dëbohet nga Gaza dhe Gaza nuk duhet të pushtohet ose rikolonizohet përgjithmonë nga Izraeli”.

Të dielën reaguan edhe Jordania dhe Egjipti, të cilët e hodhën poshtë shpejt idenë e presidentit të ri amerikan. Një anëtar i byrosë politike të Hamasit tha se njerëzit në Gaza do të “prishnin… të gjitha planet për zhvendosje dhe një atdhe alternativ”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!