Hansi Flick është i preferuari i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) për të zëvendësuar Joachim Low në stolin e kombëtares, me këtë të fundit që do të largohet pas përfundimit të Euro 2021.
Ndërkohë, Bayern Munchen nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e 56-vjeçarit, i cili e ka kthyer skuadrën bavareze në një makineri të frikshme, që luan bukur dhe fiton.
CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge i jep fund shpresave të DFB në prononcimin e dhënë për Die Welt, aty ku konfirmon qëndrimin e Flick në stolin e kampionëve.
“Qëndrimi i Flick te Bayern Munchen nuk është probabilitet, është një fakt. Jemi të interesuar të zbatojmë kontratën me të, ia kam thënë edhe trajnerit në mënyrë tepër profesionale“, deklaron Rummenigge. /abcnews.al