Gjermania, kampione e botës, “Pancerët” fitojnë trofeun për moshën deri 17 vjeç

schedule16:35 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 16:35 - 2 Dhjetor, 2023

Ndoshta është një shenjë e mirë për vitin që vjen.

Gjermania do të organizojë Kampionatin Europian të futbollit për të rritur, ndërsa pak muaj përpara verës së 2024-ës, ia ku provoi një lumturi të madh.

Kombëtarja gjermane U17 u shpall kampione e botës, duke triumfuar me penallti pas një finaleje tepër emocionuese ndaj Francës.

Për habi, ky ishte vetëm titulli I parë në këtë moshë për “teutonët”, por gjithsesi tregon se një brez I artë po vjen, dhe që mund të rikthejë Gjermaninë në lavdinë e dikurshme.

Për momentin, kombëtarja e të rriturve po paraqitet shumë keq.

“Pancerët” 17-vjeçarë kryesuan 2-0 në sfidën e luajtur në stadiumin qendor të Xhakartës, kryeqytet I Indonezisë.

Bruner me penallti dhe Darvih ishin autorë të golave, veçse francezët reaguan fort.

Barazimi erdhi nga këmbët e Buabresë dhe Amugusë.

Gjermanët gjithsesi përballuan daljen me karton të kuq të njërit prej lojtarëve të tyre që në 68’, duke e dërguar finalen tek penalltitë.

Gabimet ishin të shumta, por përfundimisht Gjermania fitoi 4-3, pasi humbi dy 11-metërsha ndaj tre të Francës.

E njëjta dramë për “pancerat” ishte në gjysmëfinale kur kaluan Argjentinën gjithashtu me penallti.

Në vendin e tretë doli kombëtarja nga Afrika e Malit, që mundi 3-0 argjentinasit në finalen e vogël. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!