Gjermania jep 564 miliardë euro për të mbijetuarit e Holokaustit

schedule09:21 - 15 Tetor, 2020

schedule 09:21 - 15 Tetor, 2020

Gjermania  ka akorduar 662 milion dollarë ndihmë  për të mbijetuarit e Holokaustit, disa prej të cilëve po luftojnë mes pandemisë.

Organizata e cila ka negociuar kompensimin në emër të atyre që u persekutuan nga nazistët, tha se dy pagesat prej 1,200 euro do të jepen për një periudhë dy-vjeçare, duke filluar nga 1 dhjetori i këtij viti.

Financimi do të shkojë për kujdesin e 83 mijë të mbijetuarve të Holokaustit.

Organizata gjithashtu i ka ardhur në ndihmë 70 mijë personave që kanë nevojë për ushqim, ilaçe dhe shërbime të tjera.

“Pandemia ka prekur më shumë të moshuarit dhe të mbijetuarit që janë përballur me probleme shëndetësore dhe financiare”, njoftoi shteti gjerman duke shtuar se “Një popullsi e konsiderueshme e të mbijetuarve, veçanërisht ata në ish-Bashkimin Sovjetik, jetojnë në varfëri dhe koronavirusi ka përkeqësuar edhe më tepër situatën e tyre ekonomike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!