Gjermania po i qëndron planit për të ofruar 12 sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM në Ukrainë, raportoi Reuters, duke cituar burime të paidentifikuara.
Katër njësi të mbrojtjes ajrore tashmë janë dorëzuar, dy të tjera pritet të dorëzohen deri në fund të vitit dhe gjashtë të tjera pas tij.
Ukraina tha muajin e kaluar se i duheshin 25 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot për të mbrojtur plotësisht hapësirën e saj ajrore dhe për të mbrojtur vendin nga sulmet me raketa ruse, ndërsa Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i bëri thirrje Perëndimit që të përmbushë premtimet për të dërguar shpejt mbështetje ushtarake në Ukrainë.
“Të gjitha këto vonesa ne i paguajmë me dëme materiale dhe humbje jetësh”, tha ai./abcnews.al