Gjermania i ka kërkuar Izraelit që të heqë dora nga plani për të dyfishuar popullsinë që jeton në Lartësitë e Golanit të pushtuara dhe të aneksuara në skajin jugperëndimor të Sirisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Christian Wagner, tha të hënën: “Është krejtësisht e qartë në bazë të së drejtës ndërkombëtare se kjo zonë e kontrolluar nga Izraeli i përket Sirisë dhe se si rrjedhim Izraeli është një fuqi pushtuese.”
Wagner shtoi se Berlini i bëri thirrje aleatit të tij Izraelit “të braktisë këtë plan”, i cili u njoftua të dielën nga qeveria izraelite.
Ai shtoi: “Është absolutisht thelbësore tani, në këtë fazë të trazirave politike në Siri, që të gjithë aktorët në rajon të marrin parasysh integritetin territorial të Sirisë dhe të mos e vënë atë në dyshim.”
Duke folur në një konferencë të rregullt për shtyp, ai shtoi se situata është “komplekse” dhe se Izraeli ka interes të sigurojë që armët e regjimit të Asadit “të mos bien në duar të gabuara”./abcnews.al