Gjermania i jep Polonisë dritën jeshile për të dërguar pesë avionë MiG në Ukrainë

schedule18:48 - 13 Prill, 2023

schedule 18:48 - 13 Prill, 2023

Gjermania ka miratuar kërkesën e Polonisë për të eksportuar pesë avionë të vjetër luftarakë MiG-29 për të forcuar fuqinë ajrore të Ukrainës kundër një pushtimi rus, tha të enjten Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se Gjermania mund të konsiderohet një aleat i besueshëm tek i cili mund të mbështetet Ukraina.

Gjermania “trashëgoi” 24 avionë MiG-29 nga Gjermania Lindore pas ribashkimit në vitin 1990. Në atë kohë, këta avionë konsideroheshin ndër më të avancuarit në botë.

Në vitin 2004, Berlini dorëzoi 22 avionë të tillë në Poloni. Por njëri u shkatërrua në një përplasje dhe tjetri është i ekspozuar në një muze.

Polonia kishte nevojë për miratimin e Berlinit për të dërguar avionët e saj të mbetur në një vend të tretë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjatë një vizite në Varshavë javën e kaluar se Polonia do të ndihmonte në formimin e një koalicioni të fuqive perëndimore për të furnizuar Kievin me avionë luftarakë.

Ukraina, e cila shpreson të nisë një kundërofensivë kundër Rusisë në javët ose muajt e ardhshëm, dëshiron të sigurojë avionë luftarakë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!