Gjermania hap kufijtë për vendet jashtë BE, kush përjashtohet

schedule22:52 - 17 Qershor, 2021

schedule 22:52 - 17 Qershor, 2021

Nga 25 qershori, Gjermania do të lejojë udhëtarët nga jashtë BE që janë vaksinuar me të dyja doza të futen në territorin e saj. Përjashtim bëjnë vendet ku po qarkullojnë variantet e reja të koronavirusit.

Njoftimi u bë mbrëmjen e sotme nga Ministria e Brendshme në vend.

“Udhëtimi dhe turizmi janë përsëri të mundshëm për ata që vaksinohen,” tha ministria në një deklaratë.

Gjithsesi kusht është që udhëtarët të kenë marrë dozën e fundit të vaksinës 14 ditë para se të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Hyrja nga vendet ku po qarkullojnë variantet e reja të koronavirusit do të vijojë të jetë e ndaluar për një periudhë të pacaktuar. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!