Gjermania forcon ligjin për emigrantët ilegalë

schedule19:40 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 19:40 - 10 Dhjetor, 2024

Gjermania do të marrë masa të reja për ta bërë strikte ligjin e saj mbi emigrantët ilegal. Sipas informacioneve të fundit, do të forcohet ligji për të bërë më të lehtë ndjekjen penale të atyre që ndihmojnë në ‘kontrabandimin’ e emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky plan i ri do të bëhet në ndërmjetësim mes dy shteteve.  Në kuadër të marrëveshjes së re, Zyra e Brendshme thotë se Gjermania ka premtuar ta bëjë këtë aktivitet një shkelje të qartë penale.

Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, tha se marrëveshja “shumë e rëndësishme” do të ndihmojë në luftimin e bandave kriminale që organizojnë kalime me anije të vogla.

Marrëveshja e re midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë vjen ndërsa Komanda e Sigurisë Kufitare e Zyrës së Brendshme paralajmëron se kalimet në kanal “janë më të rrezikshmet që kanë qenë ndonjëherë”. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!