Gjermania forcon kontrollet kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke

schedule14:28 - 27 Shtator, 2023

schedule 14:28 - 27 Shtator, 2023

Këtë javë, Gjermania do të forcojë kontrollet kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke për të frenuar migrimin e paligjshëm, tha sot Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Feser.

“Nëse nuk arrijmë të mbrojmë më mirë kufijtë e jashtëm, atëherë kufijtë e hapur brenda BE-së janë në rrezik”, tha Feser.

Gjermania, e cila pranoi rreth një milion refugjatë ukrainas vitin e kaluar, ka  shënuar gjithashtu një rritje të mprehtë të numrit të azilkërkuesve nga rajone të tjera.

/abcnews.al