Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania, fitore dhe ofendime/ Gana mundet me meritë 2-1, tifozët vërshëllyen yllin Sane

schedule12:36 - 31 Mars, 2026

schedule 12:36 - 31 Mars, 2026

Po flasim për një përgatitore. Tifozët në stadiumin e Shtutgartit ndoshta nuk u kënaqën plotësisht nga yjet e tyre, por gjithsesi Gjermania e trajnerit Julian Nagelsman ia doli ta mundte Ganën 2-1, në një nga provat për fazën finale të Kupës së Botës.

Në një sfidë që “teutonët” e dominuan, golat u shënuan nga Kai Haverc në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë dhe nga Deniz Undav dy minuta para fundit për Gjermaninë, dhe nga Abdul Fatavu për afrikanët në 70’.

Publiku u mrekullua nga goli I shënuar nga Undav, që solli fitoren kur shpresohej gjithnjë e më pak, për më tepër që ai luan për Shtutgartin vendas.



Gjithsesi, siç thekson sërish e përditshmja “Bild”, një pjesë e tifozëve sollën shqetësim kur vërshëllyen Leroi Sanenë që hyri në fushë në vend të ish-lojtarit të Shtutgartit, Voltemade.

Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi e ekipit të drejtuar nga trajneri Julian Nagelsman, që nga humbja e pësuar në Sllovaki me shifrat 2-0 në shtator të vitit të kaluar.

Golaverazhi në këto fitore është 22-5.

Gjermania pati epërsi të dukshme me 65 për qind mbajtje topi dhe me 19 gjuajtje në total, nga të cilat 4 në kuadrat.

Gana, nga ana tjetër, pati vetëm një goditje brenda shtyllave të portës së mbrojtur nga portieri Aleksandër Nybel.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!