Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm kibernetik ndaj kontrollit ajror

schedule16:17 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 16:17 - 12 Dhjetor, 2025

Gjermania ka akuzuar Rusinë për sulme kibernetike që kanë shënjestruar kontrollin e trafikut ajror dhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në shkurt. Berlini e ka thirrur në bisedë ambasadorin rus për ta qortuar për çështje.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se shërbimet e sigurisë së Gjermanisë kanë dëshmi se grupe të hakerëve, që udhëhiqen nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU, ishin përgjegjës për sulmet dhe operacionet e ndikimit.

“Bazuar në analizat e bëra nga shërbimet gjermane të inteligjencës, ne ishim në gjendje që qartësisht të identifikonim se kush qëndronte pas kësaj ngjarje dhe dëshmi për përgjegjësinë e Moskës”, tha zëdhënësi.

“Ne tani mund t’ia atribuojmë sulmin kibernetik ndaj Sigurisë Ajrore gjermane në gusht të vitit 2024 hakerëve të grupit APT28, të njohur po ashtu si Fancy Bear”, tha ai gjatë një konference për media.

“Gjetjet e inteligjencës sonë dëshmojnë se shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU, mban përgjegjësi për këtë sulm”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!